Futboll

Botërori, arbitret femra mund të gjykojnë edhe ndeshjet mes vendeve arabe

Gazeta Si – Arbitret femra që janë përzgjedhur për Botërorin e Katarit mund të gjykojnë çdo ndeshje në Katar, edhe ato mes vendeve arabe. Konfirmimi vjen nga presidenti i komisionit arbitral të FIFA-s, Pierluixhi Kolina.

Gjatë një konference shtypi në Doha, ish-arbitri i famshëm italian ka theksuar se nuk ka asnjë kufizim në këtë drejtim. “Që nga dita kur publikuam listën e skuadrës arbitrale kam thënë gjithmonë se është një risi, që ka marrë shumë vëmendje dhe interes.

Kolina, drejtues i sektorit të arbitrave në FIFA. Gazeta Si, 18 nentor 2022

Kjo ndodh gjithmonë, por për ne janë arbitra. Seleksionojmë trupat arbitrale për të gjitha ndeshjet dhe kufizimet janë të detyruara vetëm për çështje neutraliteti”, – ka theksuar Kolina.

Tre arbitret femra, Stefani Frapart, Samila Mukansanga dhe Yoshimi Jamashita, janë pjesë e FIFA-s dhe janë gati të gjykojnë në çdo ndeshje. “Kuptohet, arbitrat caktohen gjithmonë në bazë të paraqitjeve dhe të eksperiencës. Vendimi bazohet vetem te këto dy gjëra”, – ka shtuar Kolina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë