Gazeta Si – Botërori i Katarit nuk ka nisur ende, por polemikat po. Jo vetëm ato që kanë nisur prej kohësh për çështjen e të drejtave të njeriut në vendin organizator të Kupës së Botës, por edhe mes tifozërive të skuadrave pjesëmarrëse.
I tillë është rasti i disa tifozëve argjentinas, të cilët kanë kënduar kore raciste ndaj Francës. Disa prej tifozëve të shumtë të Argjentinës që janë në Katar. Ata kanë pasur në shënjestër futbollistët me ngjyrë të kampionëve të botës.
“Dëgjoni, qarkulloni shpejt topin, luajnë te Franca, por janë të gjithë nga Angola, – ishte një pjesë e korit të ultrasve argjentinas gjatë miqësores kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. – Sa bukur që vrapojnë, janë ‘si trabas’ (travestitë), si Mbape’. Zonja e tij (nëna) është nigeriane, plakushi i tij është kamerunas, por me dokumente ai është natyralizuar francez”.
Videoja është transmetuar nga televizioni argjentinas ‘Tyc Sports’, me të dërguarin special që mbeti i shtangur dhe në siklet, por nuk ua hoqi mikrofonin tifozëve. Menjëherë kjo video u bë virale në rrjetet sociale dhe shkaktoi polemika të mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




