Gazeta Si – Në grupin e lojtarëve që janë grumbulluar me kombëtaret e tyre për Botërorin e Katarit, kampionët e Gjermanisë janë klubi me më shumë përfaqësues. Pa tyre vijnë Barcelona dhe Mançester Siti.
Do jetë një Botëror në shenjën e Bajernit. Skuadra e trajnerit Julian Nagelsman do të ketë në ‘Katar 2022’ plot 17 lojtarë të saj, të shpërndarë në kombëtare të ndryshme.

Bavarezët janë në krye të klasifikimit të skuadrave që kanë çuar më shumë futbollistë në Botëror. Pas tyre janë dy superfuqi të tjera të futbollit europian, si Mançester Siti dhe Barcelona. Skuadra e Guardiolës dhe ajo e Ksavit kanë çuar nga 16 lojtarë në Katar.
Pastaj vijnë Mançester Junajtid me 14 dhe Real Madrid me 13. Juventusi është skuadra më e përfaqësuar e Serisë A, me 11 lojtarë, kurse Milani dhe Interi kanë nga 7 secili.
Kampionati me më shumë lojtarë në Katar është Premier Liga, me 133. La Liga përfaqësohet me 83 lojtarë, Bundesliga me 77, Serie A me 67dhe Ligë 1 me 55.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




