Futboll

Katari hedh poshtë akuzat për tifozë të paguar gjatë Botërorit

Gazeta Si – Komiteti organizator i Botërorit të Katarit ka hedhur poshtë akuzat për tifozët falsë, pra tifozë të paguar për të mbështetur skuadrat. Akuzat lindën pas videove të emigrantëve indianë, të cilët bënin tifo për Anglinë.

Me anë të një komunikate zyrtare, organizatorët kanë sqaruar çështjen në fjalë. “Tifozët e gjithë botës, – shumë prej të cilëve e kanë bërë Katarin si shtëpinë e tyre, – kanë kontribuuar së fundi për atmosferën lokale.

Tifozët presin Anglinë në Doha. Gazeta Si, 17 nëntor 2022

Ata kanë organizuar shëtitje dhe sfilata dhe kanë mirëpritur skuadra të ndryshme kombëtare, që shkojnë në hotelet e tyre”, – shkruhet në komunikatë.

“Shumë gazetarë dhe komentatorë në rrjetet sociale ngrenë dyshimin, nëse bëhet fjalë për fansa ‘të vërtetë’. Hedhim poshtë kategorikisht këto dyshime, që janë shumë zhgënjyese, edhe pse jo befasuese”, – vazhdon komunikata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë