Gazeta Si – Kristiano Ronaldo vazhdon të mbetet çështje dite në Angli pas intervistës së fundit. Opinioni është kundër tij dhe largimi nga Junajtid duket i sigurt. Tashmë as shokët e skuadrës nuk e duan më Ronaldon, madje edhe Bruno Fernandes e ka takuar ftohtë në kombëtare.
CR7 dhe agjenti i tij ndërkohë janë takuar me drejtuesit e Bajernit. Në anën tjetër, edhe Çelsi po mendon sërish për të marrë lojtarin që pritet të largohet nga Mançesteri.

‘Djajtë e kuq’ po shohin mundësitë ligjore për prishjen e kontratës me Ronaldon. Ata mund ta bëjnë këtë gjë, duke u justifikuar me deklaratat e fundit të lojtarit. Fjalët e Ronaldos ishin të rënda dhe nuk lënë asnjë spirale shprese për qëndrim.
Atëherë, ku do të shkojë Kristiano? ‘Daily Mail’ ka zbuluar se javën e kaluar ka pasur një takim mes agjentit Mendes, lojtarit dhe drejtuesve të Bajernit të Mynihut. Bavarezët ishin kandidatë edhe në verë për të ardhmen e portugezit, bashkë me Çelsin, PSG-në, Napolin dhe Sportingun.
Në atë kohë Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç deklaruan se blerja e Ronaldos nuk bënte pjesë në filozofinë e klubit, që mund të ketë bërë një reflektim së fundi, duke parë edhe gjendjen e Sadio Mane. Objektivi i Ronaldos është të luajë në pjesën e dytë të sezonit me një ekip që merr pjesë në Champions.
Hipotezë është edhe Çelsi, duke ditur raportin e mirë mes agjentit Mendes dhe pronarit te klubit londinez, Todd Boehly.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




