Futboll

Mungon Italia, Bufon zgjedh ekipin e zemrës në Botëror: Kameruni!

Gazeta Si – “Si gjithmonë, kur nuk është Italia, përpiqem të afeksionohem me skuadrat ku luajnë shokët e mi të skuadrës, ose ato që nuk janë favorite. Në këtë rast, skuadra ime e zemrës është Kameruni”.

E ka thënë portieri kampion bote me Italinë në 2006-ën, Xhanluixhi Bufon, gjatë ‘Ndeshjes së Paqes’, që u zhvillua në ‘Olimpico’.

Xhanluixhi Bufon me Kupën e Botës. Gazeta Si, 15 nëntor 2022

“Si e shoh të ardhmen? Për momentin ndihem akoma mirë në fushën e blertë, me shokët dhe me atë që jap. Kur të mos kem më stimuj dhe çfarë të jap, do të mendoj për të bërë diçka që të më japë emocione.

Trajner apo drejtues? Nuk e kam idenë, pak eksperiencë e kam fituar, por nuk mjafton vetëm ajo. Duhet të përgatitesh mirë dhe të kesh përulësi për ta bërë këtë gjë në mënyrën më të mirë të mundshme”, – ka shtuar Bufon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë