Futboll

Indiani me pasuri 90 miliardë dollarë hyn në garë për të blerë Liverpulin

Gazeta Si – Liverpuli është një markë e famshme e futbollit botëror, që josh shumë. Pas lajmit se klubi i madh anglez do të shitet, po zbulohen edhe kandidatët e mundshëm për blerjen e tij nga pronarët amerikanë.

Miliarderi Indian, Muskesh Ambani, është një kandidat potencial. Ai ka hyrë në garë për blerjen e Liverpulit pak ditë pasi doli lajmi se ky klub është nxjerrë në shitje nga ‘Fenway Sports Group’.

Muskesh Ambani. Gazeta Si, 14 nentor 2022

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike ‘Mirror’ dhe më pas ka bërë bujë në të gjitha mediet indiane. Ambani, 65 vjeç, sipas ‘Forbes’ është njeriu i 8-të më i pasur në botë.

Pasuria e tij vlerësohet në rreth 90 miliardë dollarë, ndërsa blerja e Liverpulit mund t’i kushtojë rreth 5 miliardë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë