Gazeta Si – Vllaznia-Tirana, apo e ashtuquajtura ‘Klasikja e Shqipërisë’, luhet sot në kryeqytet, për llogari të javës së 12-të të Superiores. Pritëse është Vllaznia, por ndeshja do të luhet në shtëpinë e Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 13:00.
Në stadiumin e Shkodrës nuk mund të luhej, sepse në fushën e tij po mbillet bari, ndaj dhe është zgjedhur që kjo sfidë, më e rëndësishmja e javës, të zhvillohet në Tiranë. Kuptohet që kjo gjë favorizon Tiranën kryesuese. Janë ndeshjet e fundit para ndërprerjes së kampionatit për shkak të Botërorit, ndaj dhe çdo skuadër kërkon maksimumin.

Tirana mban vendin e parë me 21 pikë, kurse Vllaznia është vetëm një fitore larg, në vend të tretë me 18 pikë. Këto dy skuadra i ndan Partizani me 19 pikë. Parashikohet një ndeshje e hapur, me karakter sulmues. Për Tiranën nuk është gati mesfushori Deliu, ndërsa shkodranët vazhdojnë të vuajnë mungesën e Latifit.
Për javën e 12-të luhen sot edhe dy ndeshje të tjera, Egnatia-Laçi dhe Kastrioti-Kukësi. Dy ndeshjet e tjera, Partizani-Bylis dhe Teuta-Erzeni luhen ditën e hënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




