Gazeta Si – E duan gjithë klubet më të mëdha të Europës, por që tani ndonjë prej tyre ka bërë hapa konkretë. Xhevahiri brazilian Endrik vlen shumë, ndaj dhe gara për ta blerë atë është ndezur menjëherë.
Sipas asaj që bën me dije ‘The Times’, lojtari i Palmeirasit ka vizituar qendrës sportive të Çelsit. Ndoshta shumë shpejt ai mund të bëhet shok ekipi me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Klubi londinez synon ta bëjë të vetin talentin para se atë të blejnë Real Madrid apo PSG, që kanë treguar interes të madh kohët e fundit. Çelsi ka bërë hapa përpara në bisedimet për transferimin në ‘Stamford Bridge’ të mesfushorit me tipare sulmuese.
Për këtë lojtar, edhe pse shumë i ri në moshë, 16 vjeç, ka pasur kritika karshi trajnerit të Brazilit, Tite, sepse ai vendosi të mos e grumbullonte për Botërorin e Katarit. Ronaldo Fenomeni në veçanti e vlerëson shumë Endrik dhe gjykon se ai duhej të ishte në Botëror me Brazilin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




