Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se pas 21 nëntorit, serbët në Kosovë i pret një situatë e ndërlikuar, për shkak se autoritetet atje planifikojnë vendosjen e gjobave për ata të cilët nuk i kanë ndërruar targat e automjeteve.
Pas takimit që pati me Borrell, Vuçiç tha se Prishtina vijonte të sillej racionalisht sipas tij, duke shtuar se nuk mund të qëndronte indiferent ndaj një sjellje të tillë.
“Kosova ishte tema kryesore. Lajçaku qëndroi pak më gjatë se Borell, të shohim nëse ka mënyra për të arritur një zgjidhje. Për momentin nuk e shoh atë, pasi Prishtina refuzon të sillet racionalisht. Ky natyrisht është një shqetësim dhe është diçka që nuk mund të të lërë indiferent dhe nuk mund të bësh gjëra të tjera të mira”, tha Vuçiç.
Ai tha se të hënën do të ketë një takim të ministrave të jashtëm të BE-së por shtoi se ishte skeptik.
“Të shohim, jam shumë skeptik dhe nuk besoj se një Zot e di se çfarë do të shfaqet atje. Britania e Madhe nuk është pjesë e BE-së, por Gjermania është. Nëse duan t’i japin kushte Prishtinës, munden gjithmonë, me viza, mbështetje për energji, por është e qartë që nuk do ta bëjnë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




