Gazeta Si – Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, ka publikuar sot listën zyrtare me 26 lojtarët e grumbulluar për Botërorin e Katarit. Dy mungesat e mëdha tek iberikët janë ato të mbrojtësit Serxhio Ramos dhe portierit David De Gea.
Spain’s World Cup squad is here 🇪🇸 pic.twitter.com/vBgObfSw2v
— B/R Football (@brfootball) November 11, 2022
Dhe jo vetëm kaq, te spanjollët mungon për shkak dëmtimi edhe mesfushori i PSG-së, Fabian Ruiz. Po ashtu, mungon edhe Taiago Alkantara. Trajneri Enrike ka zgjedhur t’u besojë talenteve, me në krye Gavin dhe Pedrin, dhe disa lojtarëve me përvojë, si Morata, Azpilikueta, Buskets, Karavahal e ndonjë tjetër.
Lista e plotë e Spanjës:
Portierë: Unai Simon, Robert Ssnçez, David Raja
Mbrojtës: Dani Karvahal, Cezar Azpilikueta, Erik Garsia, Hugo Guilamon, Pau Torres, Ajmerik Laporte, Zhordi, Zhoze Gaja.
Mesfushorë: Serxhio Buskets, Rodri, Gavi, Karlos Soler, Markos Lorente, Pedri, Koke.
Sulmues: Ferran Torres, Niko Uilliams, Jeremi Pino, Alvaro Morata, Marco Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




