Trashëgimi

‘Bonusi i Rijetësimit’, nis restaurimi i banesës Mbrica në Kalanë e Beratit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat njoftoi se ka nisur puna për restaurimin dhe rijetësimin e banesës së familjes Mbrica. Banesa Mbrica gjendet në lagjen Kala të qytetit të Beratit dhe ka përfituar nga programi i Ministrisë së Kulturës, “Bonusi i Rijetësimit”.

Ndërhyrjet që do të realizojnë specialistët e DRTK Berat, përfshijnë rindërtimin në gjurmën e konfiguracionin origjinal të një shkalle guri të jashtme me qemer, e cila është rrëzuar. Do të bëhet gjithashtu pastrimi nga bimësia e inertet, nivelim e sistemim si dhe ngritjen e një pjergullate druri, dhe sistemimin e verandës për të shërbyer mëngjes.

Berati si qytet i mbrojtur nga UNESCO, është një nga përfituesit më të mëdhenj nga “Bonusi i Rijetësimit”, në kuadër të të cilit, në të gjithë vendin kanë nisur restaurime dhe rijetësime banesash me vlerë për trashëgiminë kulturore. (ATSH)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë