Futboll

Interi ngre kokë me një fitore tenistike ndaj Bolonjës, çerek ore për Asllanin

Gazeta Si – Interi ka reaguar menjëherë në kampionat pas humbjes me Juventusin. Skuadra e Inzagit ‘zbuti’ Bolonjën 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serisë A, duke u ngjitur momentalisht në vend të 4-t.

Goli rokambolesk i Likogianis trembi zikaltrit, të cilët arritën të përmbysnin gjithçka shumë shpejt. Vetëm pas 4 minutash Xheko barazoi shifrat, ndërsa Dimarko dhe Lautaro Martinez shënuan dy gola të tjerë që në pjesën e parë.

Në të dytën Dimarko shënoi sërish për Interin, duke regjistruar një dopietë në këtë ndeshje. Çalhanoglu me penallti dhe në fund Gosens thelluan fitoren e Interit në 6-1. Kristjan Asllani luajti çerek ore në fundin e ndeshjes, duke zënë vendin e Çalhanoglu.

Me këtë fitore zikaltrit kanë barazuar në kuotën e 27 pikëve Atalantën, që sot u mund nga Leçe 2-1. Po 27 pikë ka edhe Lacio, por me një ndeshje më pak. Roma sot barazoi 1-1 me Sasuolon në transfertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë