Kosova

SHBA, 3 ultimatume Kurtit: Nis negociatat për Asociacionin

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri, që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier gjatë një takimi me gazetarët. Apeli lëshohet pikërisht kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur kulmin, ku disa

ditë më parë zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë,  njoftuan se serbët e veriut do të largohen nga institucionet e drejtësisë, të rendit, komunale, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, por kjo kërkesë u refuzua. Por kryeministri Kurti i ka cilësuar si preteks qëndrimet e serbëve, e që sipas tij, lidhet me faktin se presidenti Vuçiç po synon të kamuflohet pas refuzimit të planit franko-gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë