Futboll

Shpërthen dhuna në Shkup, skena të turpshme nga tifozët në derbin shqiptar

Gazeta Si – Vetëm 10 minuta zgjati derbi sot mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, dy skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Shkak u bë dhuna e paprecedentë në stadiumin e Shkupit, ku tifozët pushtuan fushën.

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalen e kupës u ndërpre në momentin që tetovarët kaluan në epërsi. Ultrasit e Shkupit, “Shvercerat”, reaguan në mënyrën më të shëmtuar, duke shkaktuar dhunë.

Pasi hodhën flakadanë në fushë, duke dëmtuar lojtarët e Shkëndijës, teksa këta të fundit festonin golin, tifozët e Shkupit u futën edhe në fushë për t’i sulmuar fizikisht kundërshtarët.

Ndërhynë menjëherë forcat speciale, ndërsa ndeshja u ndërpre, sepse në kushte të tilla nuk mund të luhej. Tani vendimet u takojnë sektorëve përkatës në federatën e Maqedonisë së Veriut, por kjo ngjarje e prish shumë imazhin e dy skuadrave shqiptare.

Tifozët e Shkupit dhe ata të Shkëndijës së Tetovës nuk kanë pasur raporte të mira prej kohësh, por nuk pritej që situata të degjeneronte në një dhunë të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë