Gazeta Si – Po Marash Kumbulla, pse nuk luan? Një pyetje që në Romë e bëjnë shumë tifozë verdhekuq. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është bërë çështje në Itali, ku prestigjiozja ‘Gazzetta dello Sport’ i ka kushtuar një artikull.
Lojtari që në sezonin 2019/20 impresionoi me paraqitjet e bëra me fanellën e Veronës dhe që në atë kohë bindi Romën të shpenzonte gati 30 milionë euro, tani nuk po luan as si zëvendësues.

Kumbulla duket jashtë radarëve të trajnerit Zhoze Mourinjo. Pas vështirësive në fillim të sezonit të kaluar dhe rehabilitimit pas katastrofës në Ligën e Konferencës ndaj Bodo-Glimt, ai sërish nuk po gjen hapësirë. Dhe në këtë situatë të gjithë pyesin pse. Kaq dobët është futbollisti shqiptar, apo trajneri portugez nuk e llogarit më?
Çështja e Kumbullës vjen në vëmendje pas derbit të humbur me Lacion, ku Roma u dënua nga një gafë e Ibanjez në mbrojtje. Mos ndoshta është radha e Kumbullës për të qenë në fushë dhe jo braziliani!
Së fundi trajneri Mourinjo është kritikuar jo pak edhe nga specialistët e futbollit. Paolo Di Kanio doli hapur kundër tij, duke theksuar se Roma ka prrobleme të theksuara taktike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




