Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit në lagjen e “Spitalit”.
Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, apo për shkak të një defekti teknik.
Zjarrfikësit bërën të mundur shuarjen e flakëve dhe mjeti u dogj vetëm në pjesën e përparme.
Nga flakët u dëmtua edhe pjesa e parë e një mjeti që ishte parkuar aty pranë.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




