Gazeta Si – Ambasadori i Botërorit të Katarit që nis pas pak ditësh, Khalid Salman, e ka përkufizuar homoseksualitetin si një “dëm psikik”. Ai ka folur për këtë temë gjatë një interviste për televizionin gjerman ‘Zdf’.
Intervista do të transmetohet sot në mbrëmje nga ky televizion si pjesë e dokumentarit mbi “Katarin sekret”, por disa media i kanë paraprirë deklaratës, që pritet të shkaktojë polemika të mëdha.

“Gjatë Botërorit do të ndodhin shumë gjëra në vendin tonë. Të flasim për gejt, – ka thënë Salman. – Kjo është më e rëndësishmja: të gjithë do të pranojnë që ata të vijnë në vendin tonë, por duhet të pranojnë edhe rregullat tona”.
Në pikëpamjen e Salman, homoseksualiteti “është një dëm psikik”. Intervista është ndërprerë menjëherë nga zëdhënësi i komitetit organizativ të Botërorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




