Gazeta Si – Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se 2023-shi do të jetë viti i sportit për Tiranën. Ai ka theksuar se Tirana, pas vitit si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ka fituar një tjetër titull për vitin e ardhshëm, këtë herë dedikuar sportit.
“Sot është një ditë fantastike për Tiranën. Patëm një nga kampionatet më të bukura të peshëngritjes në Europë, kemi kampionë si Brikeni dhe Erkandi. Jam shumë krenar që ekipi ynë i mundjes, me Zelimkhan Abakarov kampion bote, ka mundësi të trajnohet në palestrat e mundjes.
Këtë vit jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Sot kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, një nder dhe privilegj të them se sapo jemi informuar se Tirana eshte shpallur “Qyteti Europian i Sportit 2023”, - deklaroi Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.