Futboll

Liverpuli në shitje, pronarët amerikanë duan mbi 5 miliardë euro

Gazeta Si – ‘Fenway Sports Group’, pronarët e klubit të madh anglez, konfirmojnë atë që shkruan ‘The Athletic’. Me kushtet e duhura dhe nëse është në interes të klubit, Liverpuli mund të shitet. Dhe shifra është më e madhe se ajo që Boehly derdhi për të blerë Çelsin.

Liverpuli është në shitje, të paktën sipas ‘The Athletic’, që ka zbuluar se ‘Fenway Sports Group’, grupi amerikan që ka në pronësi këtë skuadër që nga 2010-a, po kërkon blerës. Ky grup ka një pasuri të madhe sportive, që përfshin edhe Boston Red Sox në besjboll. Goldman Sachs dhe Morgan Stanley janë ata që janë ngakruar me detyrën për të drejtuar gjithë procesin e shitjes së mundshme.

Liverpuli feston me trofeun e Botërorit të klubeve. Gazeta Si, 7 nentor 2022

Për momentin nuk bëhet fjalë për shitje totale, po shihen ofertat e mundshme edhe të investitorëve të interesuar për të hyrë me kuota në minorancë te Liverpuli. Më pas do të vendoset, nëse do të jetë shitje totale apo e pjesëshme. Klubi ka shpërndarë një komunikatë si reagim për zërat e fundit, ku i konfirmon ato.

Shitja e fundit e një klubi të Premier Ligës ishte ajo e Çelsit në maj. Londinezët u blenë nga Todd Boehly për shifrën e 4.9 miliardë eurove. Procesi u kompletua në tre muaj.

Edhe pse ‘Forbes’ aktalisht e vlerëson Liverpulin rreth 4 miliardë euro, me shumë mundësi shitja do të bëhet për një shifër më të lartë se ajo e Çelsit. Liverpuli është një nga markat më të famshme në botën e futbollit dhe nën drejtimin e ‘FSG’ është kthyer në majat e Premier Ligës. Te ‘Fenway Sports Group’ ka kuota edhe LeBron James, ylli i Nba-së.

Liverpuli është një nga skuadrat më fituese të ‘FSG’. Në 12 vjet të pronësisë amerikane, përveç sukseseve sportive, klubi anglez ka rikonstrukturuar stadiumin ‘Anfield’ dhe është transferuar në një qendër stërvitore mjaft moderne.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë