Futboll

Champions/ Shorti ofron Liverpul-Real dhe PSG-Bajern. Me fat italianët

Gazeta Si – Dy janë sfidat që spikatin pas shortit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve: Liverpul-Real Madrid dhe PSG-Bajern Mynih. Janë katër nga klubet më të mëdha europiane, gjithmonë pretendentë për fitimin e kupës me veshë të mëdhenj, por vetëm dy prej tyre do kalojnë në çerekfinale.

Short me fat për skuadrat italiane. Milani do të ndeshet me Totenhemin e Kontes, Interi me Porton dhe Napoli me gjermanët e Eintraht Frankfurtit.

Milani evitoi skuadra shumë më të forta, si Bajerni, Real Madrid dhe Mançester Siti, por edhe Totenhemi është një kundërshtar shumë i fortë. E njëjta gjë vlen edhe për Interin, që pati fat në short, sepse mund të luante ndaj Çelsit apo Sitit.

Çiftet e 1/8-të në Champions
Lajpcig-Mançester Siti
Bryzh-Benfika
Liverpul-Real Madrid
Milan-Totenhem
Eintraht Frankfurt-Napoli
Borusia Dortmund-Çelsi
Inter-Porto
PSG-Bajern Mynih


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë