Futboll

Hidhet sot shorti i 1/8-ve në Champions, njihuni me datat dhe rregulloren

Gazeta Si – Liga e Kampionëve është gati për të kaluar në fazën me eliminim direkt. Sot në mesditë, në selinë e UEFA-s në Nion, hidhet shorti i 1/8-ve. Ndeshjet luhen në shkurt dhe mars.

Skuadrat e kualifikuara janë:
Vazo 1:
Napoli, Bajern Mynih, Benfika, Çelsi, Mançester Siti, Porto, Real Madrid, Totenhem.
Vazo 2: Inter, Milan, Bryzh, Borusia Dortmund, Eintraht Frankfurt, Lajpcig, Liverpul, PSG.

Foto ilustruese. Nga një short i Championsit. Gazeta Si, 7 nëntor 2022

Sipas kritereve të shortit, skuadrat e para të çdo grupi janë koka serie dhe ato duhet të ndeshen me skuadrat e vendeve të dyta. Skuadrat e së njëjtës federatë nuk mund të ndeshen mes tyre. Ndeshjet e para luhen në fushën e skuadrave të vazos së dytë.

Datat
Ndeshja e parë 1/8: 14/15/21/22 shkurt 2023
Ndeshja e kthimit 1/8: 7/8/14/15 mars 2023
Shorti i çerekfinaleve: 17 mars 2023
Ndeshjet e para çerekfinale: 11/12 prill 2023
Ndeshjet e kthimit çerekfinale: 18/19 prill 2023
Ndeshjet e para gjysmëfinale: 9/10 maj 2023
Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale: 16/17 maj 2023
Finalja: 10 qershor 2023, në stadiumin ‘Ataturk’ të Stambollit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë