Lajme

Pedagogët heqin dorë nga bojkoti, por vazhdojnë me protestat. Tjetra më 8 nëntor

Sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se do të pezullojnë bojkotin duke u futur në mësim, por vijojnë me protestat, duke njoftuar dhe atë kombëtare më 8 nëntor në orë 11:00, përpara Korpusit Qendror të UPT.

Në një komunikatë për shtyp, Sindikata e pedagogëve shprehen se “gatishmëria e Organeve Drejtuese të Universiteteve për të kontribuar pjesërisht në përmbushjen e kërkesave të paraqitura; Rritje modeste të fondit të pagave vetëm për stafin akademik, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me rritjen e pagave për stafin ndihmës-akademik dhe administrativ.

Pedagogët janë në protestë që prej 5 tetorit, ndërsa prej 17 tetorit shumica e tyre bojkotuan mësimin. Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës prej 50 për qind, me një rritje të menjëhershme prej 30 për qind, ndërsa pjesa tjetër prej 20 për qind të nisë vitin që vjen.

Pas bojkotimit të nisjes së vitit akademik, Qeveria shqiptare miratoi vendimin për rritjen prej 7 për qind të pagës së pedagogëve dhe kërkoi që një tjetër rritje prej 8 për qind të garantohet nga universitetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë