Një 52-vjeçar i identifikuar si Xherxh (Gjergj) Laçi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se prej 6 vitesh mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e mitur duke i dhunuar dhe kërcënuar me armë të ftohta që të mos dilnin nga banesa.
Policia bën me dije se për shkak të bindjeve radikale ai nuk i kishte lejuar dy fëmijët e mitur të frekuentonin shkollën. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 mjete prerëse thika si dhe municion luftarak.
Laçi ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




