Futboll

Ultrasit e Borusia Dortmund ftojnë gjithë tifozët: Bojkotoni Katarin!

Gazeta Si – Dy javë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, tifozët e ekipit gjerman Borusia Dortmund, kanë bërë apel për ta bojkotuar aktivitetin. E kanë bërë gjatë ndeshjes së fundit në kampionat me disa banderola gjigante.

Në stadiumin ‘Iduna Park’ u shfaqën gjatë ndeshjes me Bohumin shumë banderola, që shprehin kundërshtimin për organizimin e Botërorit në Katar. Në sektorin e ‘murit të verdhë’, ku qëndrojnë ultrasit e Borusias, u hap edhe banderola më e madhe, ku shkruhej: “Bojkotoni Katarin!”

Nje nga banderolat e ultravse te Borusias. Gazeta Si, 6 nentor 2022

Banderola të tjera u hapën në sektorët e tjerë të stadiumit. Në një prej tyre shkruhej “Fikeni Katarin!”, me një ekran televizori në sfond. Në një tjetër ishte shkruar: “Birrë e ftohtë më mirë se stadiume me ajër të kondicionuar”.

Protestat për Botërorin e Katarit në fakt kanë nisur kohë më parë dhe vijnë kryesisht për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në vendin aziatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë