Gazeta Si – E befasuar nga tërheqja e Zherard Pike nga futbolli, Barcelona ka nxituar për të gjetur një mbrojtës qendre, sepse i duhet patjetër për të përballuar sezonin. Dhe e ka gjetur në Spanjë, tek Atletiko Bilbao.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, në janar katalanasit do të afrojnë Inigo Martinez. Kontrata e këtij lojtari me Atletiko Bilbaon përfundon në fund të sezonit, kështu që është më e lehtë për ta veshur atë me fanellën e Barcelonës.

Pike luan sot ndeshjen e fundit me Barcelonën. Pak ditë më parë ai njoftoi papritur se vendosi t’i thotë lamtumirë futbollit. Mbrojtësi veteran ka fituar gjithçka me fanellën blaugrana, si dhe me kombëtaren e Spanjës.
Edhe Inigo Martinez është pjesë e kombëtares spanjolle aktualisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




