Futboll

FIFA, letër ekipeve pjesëmarrëse: Jo politikë në Botëror, vetëm futboll!


Gazeta Si – Me një letër drejtuar presidentëve të 32 federatave që marrin pjesën në Katar 2022, të firmosur nga Xhani Infantino, FIFA kërkon që të evitohen polemikat e natyrës politike. Po ashtu, kërkohet që të mos ketë gjeste që u referohen tensioneve ndërkombëtare.

Përqendrohuni vetëm te futbolli! Ky është thelbi i letrës që FIFA ka dërguar për drejtuesit e federatave të vendeve që marrin pjesë në Botëror. Eventi nis më 20 nëntor me ndeshjen mes Katarit vendës dhe Ekuadorit.

Foto ilustruse nga Katari, vendi ku nis Boterori pak pak ditësh, Gazeta Si, 4 nëntor 2022

Letra mban firmën e presidentit të FIFA-s Xhani Infantino dhe sekretares së përgjithshme Fatma Samoura. “Që futbollit të jetë në qendër të skenës” – është mesazhi i kësaj letre. E qartë kërkesa për të shmangur polemikat me karakter politik.

Orët e fundit edhe Jurgen Klop, trajner i Liverpulit, ka dhënë të njëjtin mesazh. Gjatë një ceremonie, ku ka marrë çmimin ‘Freedom of Liverpool’, trajneri gjerman ka theksuar: “Nuk më pëlqen fakti që tani presin që lojtarët të bëjnë diçka me karakter politik. Shkojnë në Katar për të luajtur futboll dhe është e drejtë të bëjnë vetëm këtë gjë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë