Gazeta Si – Mbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur vendimin për të lënë futbollin me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Kam thënë gjithmonë se pas Barcelonës nuk do të luaj për asnjë skuadër tjetër dhe kështu do të jetë”, – shkruan Pike, i cili ka fituar gjithçka me Barcelonën dhe Spanjën.
Nuk ka qenë asnjëherë një lojtar normal. Jo, Zherard Pike e ka interpretuar jetën dhe profesionin në mënyrën e tij personale. Krejt papritur ai ka njoftuar se të shtunën do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.
Toda una vida dedicada al Barça.
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 3, 2022
Gracias, Piqué. pic.twitter.com/ffeYDNdX5S
Mbrojtësi i Barcelonës, 35 vjeç, do të luajë ndaj Alemiras ndeshjen e fundit dhe do të tërhiqet. Zgjedhjen e tij lojtari e ka bërë të ditur me një video të bukur, të mbushur plot emocion. Askush nuk e priste.
“Janë 25 vjet nga koha kur hyra te Barcelona. Ika dhe u ktheva. Futbolli më ka dhënë gjithçka, Barcelona më ka dhënë gjithçka. Tani që ëndrrat janë realizuar ju them se erdhi momenti të mbyllet qarku”, – thotë Pike mes të tjerash në video.
Fundjavën që shkoi Pike ishte në stol ndaj Valencias. Kur u dëmtua Koundé dhe duhej të hynte në fushë menjëherë, nuk ishte gati. Dukej se nuk ishte aty me mendje, dukej i painteresuar. Luajti në Champions ndaj Viktoria Plzen dhe tani lamtumira nga futbolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




