Politike

Sunak reagon pas deklaratave të Ramës: Britania, mirënjohëse ndaj Shqipërisë për punën në trajtimin e emigrantëve

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Britania e Madhe nuk duhet të diskriminojë shqiptarët por të punojë për të forcuar kufijtë kundër emigracionit të paligjshëm, ka reaguar zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

“Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar emigrantët”, tha zëdhënësja e Kryeministrit Rishi Sunak të enjten, pasi homologu i tij shqiptar tha se Britania po bënte kob turku vendin e tij. 

Edi Rama kritikoi të enjten, siç tha ai, komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të  azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po synonte në mënyrë të rreme shqiptarët “si shkaku i krimit të saj dhe problemeve kufitare”. 

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të emigrantëvve të paligjshëm dhe ne i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë’, u tha zëdhënësja gazetarëve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë