Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar dje një operacioni në tëmth, po kjo gjë nuk është pritur mirë nga Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare, pasi kryetarja e shtetit ka zgjedhur një klinikë private për të kryer ndërhyrjen.
18 kirurgë kanë shprehur indinjimin e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.
“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marrë trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.
Kirurgët mes të tjerash shkruajnë se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.