Futboll

Leo Mesi gjigant në mes të lumit, India çmendet pas argjentinasit

Gazeta Si – Emocionet e Botërorit që nis këtë muaj në Katar kanë filluar të bëhen më të forta. Vëmendja është sigurisht tek idhujt e lojës magjike, me në krye Lionel Mesin, për të cilin janë të çmendur edhe në Indi.

Në Pulavor, qytet i Indisë në shtetin Kerala, një grup fansash kanë menduar të bëjnë një koreografi gjigante me yllin argjentinas në mes të një lumi. Dashuria për Mesin duket se kalon çdo kufi.

Një imazh gjigant prej kartoni i sulmuesit është bërë viral tashmë. “Në Pulavor, në Indi, njerëzit kanë krijuar një koreografi gjigante të Mesit në mes të lumit”, – shkruan në Tuiter gazetari Fernando Duclos. Ai ka postuar edhe një video, ku shfaqen fansat e Mesit që transportojnë figurën e ‘pleshtit’ të veshur me fanellën e Argjentinës.

Tre nga personat që shfaqen në video mbajnë një karton, ku shkruhet: “Tifozë të Argjentinës Pulavor”. Pasioni për Mesin është i madh në gjithë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë