Gazeta Si – Portieri i Bajernit, Manuel Nojer, nuk luan që prej 8 tetorit për një problem në shpatull. ‘Bild’ zbulon dramën që ai po përjeton muajt e fundit.
Një dëmtim në shpatull, që shqetësonte në prag të Botërorit. Për këtë është folur kohët e fundit, duke iu referuar gjendjes së Manuel Neuer. Tani ‘Bild’ shjpegon se portieri ka pasur vështirësi të tjera shumë më të mëdha.
“Më është dashur të operohem tri herë për një tumor në lëkurë, – ka shpjeguar Nojer. – Problemi ishte kryesisht në fytyrë”.

Sezonin e kaluar Nojer ka dalë në fushë shpesh me një njollë në fytyrë. Sëmundja nuk e ndaloi atë të luante, ndërsa tani portieri i Bajernit ka vendosur të aktivizohet publikisht dhe të marrë masa.
Bashkë me tenisten Angelique Kerber ka vendosur të investojë për një krem dielli special. “Duke qenë se stërvitemi dhe luajmë gjithmonë në ambient të hapur, si dhe e kalojmë kohën e lirë në natyrë, është e nevojshme të mbrohemi nga rrezet e diellit”, – ka thënë Nojer.
Muajt e fundit kanë qenë të shumtë lojtarët që janë përballur me tumore të ndryshme: Marko Rishter (Herta Berlin), Timo Baumgartl (Union Berlin) dhe Sebastien Haler (Borusia Dortmund) janë tre të fundit që e kanë bërë të ditur publikisht lajmin para Nojerit. Për fat të mirë Nojer duhet të mendojë vetëm për dëmtimin në shpatull, që të rikthehet para Botërorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje