Drejtësia

Masakra e Lushnjës, babai i Leart Haxhiut akuzon prokuroren: Djali im është i pafajshëm

Gazeta Si - Babai i Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës në vitin 2017 ku u vranë  ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ka deklaruar se djali i tij është i pafajshëm.

Para GJKKO-së, Qamil Haxhiu, u shpreh i biri ndodhet në arrati, pasi nuk dorëzohet se nuk ka drejtësi. Sipas tij prokuroria e bën me faj për një vrasje të cilën nuk e ka pranuar.

“Kujt do t’i dorëzohet, kësaj drejtësie që është e korruptuar? Djali im, shikoje tek sistemi TIMS, ka qenë jashtë shtetit nuk ka qenë në Shqipëri (ditën kur ndodhi ngjarja). Aktualisht nuk e di ku është”, - ka thënë ai për mediat.

Qamil Haxhiu thekson se Laerti nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me dy personat (viktimat).

“Ka filluar një proces me hipotezë. Nuk ka ngjarje aktuale që djali im të jetë me figurë. Prokuroria ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët. Kanë ndryshuar thënie dëshmitarët, a mund të merren 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Duhet t’u merret parasysh versioni i parë”.

Sipas tij, “prokurorja e çështjes ka arritur deri aty sa i ka bërë presion dëshmitarit të sallë të gjyqit. Çfarë mund të pres unë nga kjo prokurore. Po na kthejnë në një vëllavrasje, në zhdukje. Nuk pranon hapjen e asnjë kamere”, tha Qamil Haxhiu.

Në masakrën e viti 2017, mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona të akuzuar për masakrën e Lushnjës më 2017.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje Laert Haxhiu. Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjës dhe jo vetëm.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit.

Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, i cili u plagos nga një punonjës policie, pasi tentoi të largohej teksa iu kërkua letërnjoftimi në kohën e pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë