Futboll

Armando Broja heq veten nga merkato: Nuk ka klub më të mirë se Çelsi

Gazeta Si – Emri i rij lakohet thuajse çdo ditë si një dëshirë e klubeve të njohura europiane. Por për ta qartësuar situatën ka menduar vetë Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.

“Një kontratë e re afatgjatë me Çelsin është një mundësi shumë e mirë për mua dhe familjen time. Ky është klubi ku jam formuar dhe jam rritur. Dua të përmirësohem si njeri dhe si futbollist. Nuk ka klube të tjera më të mira se Çelsi për ta bërë këtë gjë”.

Armando Broja, duke folur per ‘The Players Tribune’. Gazeta Si, 2 nëntor 2022

Me këto fjalë sulmuesi kuqezi e ka hequr veten nga merkatoja, të paktën për momentin. Të interesuar për të janë disa klube të Premier Ligës, por edhe Milani në Itali. Broja është aktivizuar si zëvendësues këtë sezon, nga Tuhel fillimisht dhe tani nga Poter.

Ndeshja e sotme me Dinamon e Zagrebit është një mundësi e mirë që futbollisti shqiptar ta nisë nga minuta e parë, ose të paktën të ketë më shumë minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë