GazetaSi – “Kam lexuar një intervistë të fundit të Masimo Moratit. Foli për gjithçka, por mungonte një pyetje: ‘Si ka mundësi që në 2006-ën Interi nuk ishte në procesin ‘Calciopoli’, ndërsa 4 apo 5 vjet më pas u shfaq dosja e tij, për të cilën prokurori Palaci ka folur për shkelje të rënda sportive?’
E kanë harruar të gjithë, ndaj dhe më vjen keq. Madje nervozohem për këtë histori. Nëse Interi do të ishte në proces me Juventusin dhe do ishte nën akuzë, – siç ndodhi vite më pas, – për shkelje sportive, do të ishte një tjetër histori”. Janë fjalët e ish-presidentit të Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji për ‘Telenord’.

“Dikush e fshehu dosjen e Interit, dikush i fuqishëm, sepse për të fshehur diçka të tillë… Nuk e kuptova pse e nxorrën 5 vjet më vonë. Ndoshta, – thekson Koboli Xhilji, – për t’i dhënë një shuplakë të fundit morale Juventusit. Është si të thuash: ‘Kur desha të fshihja diçka, e zhduka. Kur gjithçka kishte përfunduar dhe ishte dhënë dënimi, ja ku e kam'”.
Për titujt që iu hoqën Juventusit, ish-presidenti shprehet: “Nuk duhej t’i jepeshin askujt. Të paktën fajtorët duhej të ishin dyt, por për ‘Calciopoli’-in pati vetëm një mëkatar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




