Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tregoi se në buxhetin e vitit 2023 është parashikuar një skemë për garancinë rinore, që synon ofrimin e edukimit profesional ose ofrimi e një vendi pune për të rinjtë 15-29 vjeç, me qëllim mbajtjen e tyre në vend.
Në përgjigje të pyetjeve të deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, në Komisionin e Ekonomisë, se pse qeveria nuk ndalon pagesat për PPP-të apo koncesionet në kohë krize, ministrja tha se për shkak se këto kontrata janë të lidhura me shërbimet publike, do të kishte ndërprerje të tyre. Por edhe arbitrazhe, që janë kosto ekstra për buxhetin e shtetit.
Ministrja vazhdoi të përgjigjej pyetjeve rreth buxhetit, duke sqaruar se prioritizimi i shpenzimeve buxhetore është thelbësor dhe se duhet të jetë i kujdesshëm vitin që vjen për shkak të pasigurive.
“Fondi për pensionet nuk është i mjaftueshëm, por mund të përdorim edhe fondin rezervë për indeksimin. Duke qenë së fermerët janë më të prekurit nga rritja e çmimit të naftës, fondi për to mund të rritet përsëri, nëse shtrenjtohet përsëri nafta. 2.3 mld lekë fond për rritje pagash ë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë”, – tha ministrja e Financave.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, kritikoi ministrinë për mosrealizimin e planit të shpenzimeve dhe suficitin në buxhet, duke ngritur pyetjen nëse është keqzbatim apo keqplanifikim.
Ministria sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së madhe të të ardhurave dhe reduktimit të disa shpenzimeve, por “duhen marrë masa të forta që buxheti të menaxhohet tamam”, sipas saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



