Gazeta Si – Kur një klub i madh si Barcelona dështon në Ligën e Kampionëve, është e qartë se skuadra nuk është në nivelin e duhur dhe se duhet përforcuar. Dhe katalanasit, që nuk mundën ta kalojnë grupin në Champions, kanë nisur që tani ‘gjuetinë’.
Shtypi spanjoll bën me dije se mbrojtësi Nikolas Xhekson i Vilarrealit pëlqehet shumë nga trajneri Ksavi Hernandez dhe mund të jetë përforcimi i parë në janar. Bëhet fjalë për një lojtar 21-vjeçar, që luan në linjën e djathtë.

Xhekson ka lindur në Gambia dhe ka nënshtetësinë senegaleze. Ai është rritur te Vilarreal B dhe më pas ka kaluar në skuadrën e parë, ku ka spikatur me paraqitjen e tij. Forma e mirë dhe mosha e re e këtij lojtari e kanë bërë Barcelonën ta ndjekë seriozisht këtë pistë.
Katalanasit duhet ta rinovojnë prapavijën, ku kanë pasur jo pak vështirësi gjatë sezonit, sidomos në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




