Futboll

Ndeshje prestigji sot me Bajernin, mbrëmja e Asllanit në Champions

Gazeta Si – Luhen sot ndeshjet e fundit në katër grupe të Ligës së Kampionëve. Spikat mbrëmjen e sotme sfida Bajern Mynih-Inter, që në fakt luhet për prestigj, sepse llogaritë e kualifikimit janë mbyllur tashmë, me gjermanët të parët dhe italianët të dytët.

Është mbrëmja e Kristjan Asllanit, i cili do të jetë titullar me Interin. E ka pohuar edhe trajneri Inzagi në konferencë shtypi. Mesfushori kuqezi do të zbresë në fushë nga minuta e parë, në krah të Barelës dhe Mkhitarian. Është një mundësi e mirë që Asllani të tregojë vlerat, sepse vitrinë më të mirë se ndaj Bajernit nuk mund të gjejë.

Formacionet e mundshme Bajern-Inter. Gazeta Si, 1 nentor 2022

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Liverpulit dhe Napolit. Dy skuadrat luajnë për vendin e parë, por anglezëve u duhet të fitojnë me shumë gola për të parakaluarën skuadrën e Spaletit.

Krejtësisht i hapur është Grupi D, ku të katërta skuadrat kanë mundësi kualifikimi, sepse i ndajnë vetëm dy pikë.

Champions, ndeshjet e fundit në grup
Sot, ora 18:45
Bajer Leverkusen-Bryzh
Porto-Atletiko Madrid
Ora 21:00
Bajern Mynih-Inter
Liverpul-Napoli
O.Marsejë-Totenhem
Plzen-Barcelona
Rejnxhërs-Ajaks
Sporting-Eintraht Frankfurt


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë