Gazeta Si – Kristiano Ronaldo sërish në qendër të polemikave në Angli. Gjatë një eventi të FIFA-s, ylli portugez e ka përkufizuar si një ‘katastrofë’ rikthimin e tij te Mançester Junajtid.
Dashuria mes Mançester Junajtid dhe Ronaldos është një kujtim i largët. Rikthimi i portugezit te ‘Djajtë e kuq’ nuk e ka rindezur kurrë flakën e pasionit. Pas kërkesës për shitje, zënkës me trajnerin ten Hag dhe vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë skuadre pasi refuzoi të luante në minutat e fundit, një tjetër çështje ka shpërthyer në Angli.
Në një libër të ri, që pritet të botohet së shpejti, Kristiano Ronaldo ka diskretituar shokët e ekipit dhe klubin e Mançester Junajtid.

Disa tabloidë të rëndësishëm britanikë, si ‘The Sun’, kanë publikuar disa pjesë të librit në lidhje me rivalitetin mes Mesit dhe Ronaldos. Në pjesën e portugezit thuhet se ai ka kritikuar hapur klubin e tij aktual dhe shokët.
Ronaldo shprehet shumë i pakënaqur me rikthimin te Mançester Junajtid. Një transferim, që ka qenë i komplikuar për lojtarin, si për bashkëjetesën me ish-trajnerin Rangnik, ashtu edhe për administrimin e ‘Djajve të kuq’. CR7 ka folur për këtë çështje me një drejtues gjatë një eventi të FIFA-s.
Sipas portugezit, klubi anglez nuk ka përparuar në krahasim me eksperiencën e tij të parë në Mançester në 2009-ën edhe për sa u përket strukturave të stërvitjes. Jo vetëm kaq. Edhe në pikëpamjen teknike ai vë në shënjestër shokët e skuadrës, të cilët nuk janë në lartësinë e duhur edhe fizikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje