Futboll

Pol Pogba dëmtohet përsëri, tani Botërori është në rrezik serioz

Gazeta Si – Tjetër problem muskulor për Pol Pogba dhe Botërori tani edhe më shumë në rrezik. Mesfushori i Francës në këtë situatë rrezikon të kthehet në fushë në 2023-shin, duke shtuar ankthin për Katar 2022.

Pogba ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes. Gjurin e këmbës së djathtë ai e operoi dy juaj më parë, çka shton frikën për një problem serioz. Ekzaminimet e detajuara do të tregojnë më qartë se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.

Pogba dhe trajneri i Frances, Deshamp. Gazeta Si, 31 tetor 2022

Për momentin dyshohet për një tërheqje të lehtë, që kërkon minimumi dy javë kohë për rikuperim. Futbollisti francez ka marrë një goditje të fortë psikologjike. Ai u kthye para pak ditësh në stërvitje dhe shpresat për Botërorin e Katarit u rritën shumë.

Pogba u detyrua të kryente ndërhyrje kirurgjikale në gjurin që nuk e lejonte të stërvitej. Këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare. Një rikthim i vështirë për të me fanellën badhezi, që vë në rrezik të madh edhe Botërorin me Francën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë