Gazeta Si – ‘Isha me shumë fat, sepse pashë një person të vdiste para meje’. Këto ishin fjalët e para të futbollistit të Moncës, Pablo Mari pas ngjarjes që tronditi Milanon mbrëmjen e së enjtes.
Përveç tij, një person me probleme psikike, plagosi edhe 4 të tjerë, ndërsa një punonjës i një supermarketi në një qendër tregtare humbi jetën nga sulmi me thikë.

Lojtari spanjoll mori një goditje me thikë në shpinë dhe sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që doli me sukses. Tani Pablo Mari duhet të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë fushave të blerta.
Ai ishte në qendrën tregtare bashkë me djalin e vogël dhe bashkëshorten në momentin kur ndodhi ngjarja. Pas plagës që mori në shpinë, mbrojtësi i Moncës u transportua për në spital, ku ishte koshient.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje