Ekonomi

Ibrahimaj: Inflacioni, sfida kryesore. Pasiguria për të ardhmen është e lartë

E pranishme në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se inflacioni mbetet sfida më e madhe për ekonominë.

Ibrahimaj u shpreh se politikat që janë marrë deri më tani kanë qenë thelbësore për përballimin e krizës duke bërë që ekonomia të rritej me 4.2% në 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Ndër të tjera, ministrja nënvizoi se megjithëse ekonomia ka përballuar krizën, ndihen efektet negative.

“Bonot e interesave janë të larta, inflacioni është i lartë, por mbi të gjitha, pasiguria është e lartë për të ardhmen. Ne përballemi me të tjera sfida, të cilat janë po aq të forta, e mbase më të forta se ato që kemi kaluar. Deri më tani, ekonomia shqiptare në vitin 2022, e ka përballuar më së miri këtë goditje, ndonëse efektet negative janë aty.

Ekonomia gjatë 6 mujorit të parë u rrit me 4.2%. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit arriti nivelin 11.1%, ndërsa punësimi u rrit me 4.3%. Ekonomikisht, inflacioni dhe rritja e çmimeve mbeten sfida jonë më e madhe”, theksoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë