Gazeta Si – Juventusi është mundur 4-3 në Lisbonë nga Benfika dhe kështu i thotë lamtumirë Championsit para se të luhen ndeshjet e fundit në grup. Një tjetër paraqitje europiane për t’u harruar për skuadrën e Alegrit, me vetëm 1 fitore në 5 ndeshje.
Benfika shënoi pas 17 minutash me Antonio Silvën, Juventusi barazoi me Kean, por më pas u shkërmoq. Zhoao Mario realizoi me penallti, për t’ia lënë vendin dopietës së Rafa Silvës. Në fund realizuan sa për statistikë Milik dhe MekKeni, duke zbutuar disi humbjen.
Milani ka ‘shëtitur’ në Zagreb, duke fituar 0-4 ndaj Dinamos. Me fitoren në ‘Maksimir’ skuadra e Piolit ka marrë vendin e dytë, duke parakaluar Salcburgun. Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në minutën e 39-të, kur Gabia shënoi me kokë.
Në pjesën e dytë Milani thelloi shifrat me golat e Leaos, Zhiru me penallti dhe një autogol të Ljubiçiç. Kualifikimi është tashmë në dorë të kuqezinjve, mjafton edhe barazimi në ndeshjen e fundit me Salcburgun.
Çelsi i Armando Brojës, falë fitores 1-2 në fushën e Salcburgut, është kualifikuar për në turin tjetër. Sulmuesi kuqezi luajti çerek ore në transfertën austriake, por pa mundur të lërë gjurmë. Londinezët kryesojnë grupin me 10 pikë.
Në ndeshjet e tjera vlen të përmendet fitorja me 7 gola e PSG-së ndaj Makabi Haifa, si dhe humbja 3-2 e Real Madridit në fushën e gjermanëve të Lajpcigut.
Champions, ndeshjet e 5-ta në grup
Sot
Salcburg-Çelsi 1-2
Sevilja-Kopenhagen 3-0
Benfika-Juventus 4-3
Selltik-Shakhtar Donetsk 1-1
D.Zagreb-Milan 0-4
B.Dortmund-Mançester Siti 0-0
PSG-Makabi Haifa 7-2
Lajpcig-Real Madrid 3-2
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje