Futboll

Spanjolli Unai Emeri kthehet në Angli, merr drejtimin e Aston Vilës

Gazeta Si – Aston Vila ka zgjedhur pasuesin e Stiven Xherrard. Ai është Unai Emeri, spanjolli 50-vjeçar që kthehet kështu në Premier Ligë, pas eksperiencës me Arsenalin. Emeri lë Vilarrealin dhe shkon në Angli.

Trajneri spanjoll ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila përfiton 7 milionë euro në vit. Ai do ta marrë detyrën më 1 nëntor, sapo të përfundojnë procedurat burokratike për lejen e punës, e nevojshme për të drejtuar një skuadër në Premier Ligë.

Unai Emeri, kur drejtonte Arsenalin. Gazeta Si, 25 tetor 2022

Edhe fundjavën që vjen, në ndeshjen me Njukasëllin, Aston Vila do të drejtohet Aron Danks, në stol edhe në fitoren 4-0 ndaj Brentfordit.

Unai Emeri njihet për sukseset në Ligën e Europës, ku ka fituar trofeun tri herë radhazi me Seviljen në periudhën 2013-2016. Ka drejtuar PSG-në në Francë dhe Arsenalin në Angli, ku më parë kërkohej edhe nga Njukasëlli, por preferoi të qëndronte te Vilarreali.

Aston Vila preferoi eksperiencën e Emeri dhe për këtë pagoi klauzolën prej 6 milionë erosh te Vilarreali. Me ardhjen e Emeri në stol, ‘Villans’ synojnë të ngjitin sa më shpejt shkallët në klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë