Futboll

Rikthehet Championsi/ Vendimtare për Milanin në Zagreb, Juve shpreson

Gazeta Si – Liga e Kampionëve luan sot ndeshjet e 5-ta në grup. Janë ndeshjet e parafundit dhe llogaritë bëhen me laps në dorë, sepse një gabim i mundshëm do të thotë eliminim nga kompeticioni më i rëndësishëm europian i klubeve.

Ndalohet gabimi për Milanin sot në Zagreb. Kuqezinjve u duhen patjetër tri pikët ndaj Dinamos për të qenë në lojën e kualifikimit. Skuadra e Piolit vjen pas dy humbjeve me Çelsin, që kryeson grupin me 7 pikë. Skuadra e Brojës luan në Austri me Salcburgun dhe sulmuesi kuqezi pritet ta nisë nga stoli.

Nga ndeshja e pare mes Milanit dhe Dinamos se Zagrebit, 3-1. Gazeta Si, 25 tetor 2022

Milani ka vetëm 4 pikë dhe është në garë me Salcburgun e vendit të dytë (6 pikë), por edhe Dinamoja e Zagrebit është në garë për vendin e dytë, pasi ka 4 pikë. Për këtë arsye, ndeshja e sotme në Zagreb është shumë e rëndësishme.

Juventusi luan sot në fushën e Benfikës dhe shpreson të rihapë shanset e kualifikimit. Bardhezinjtë kanë vetëm 1 fitore në 4 ndeshje dhe janë 5 pikë larg zonës së kualifikimit, kështu që sot u bën punë vetëm fitorja në Portugali.

Skuadrat e tjera të mëdha, Real Madrid apo Mançester Siti, nuk kanë pasur asnjë problem deri tani në ndeshjet në grup.

Champions, ndeshjet e 5-ta në grup
Sot, ora 18:45
Salcburg-Çelsi
Sevilja-Kopenhagen
Ora 21:00
Benfika-Juventus
Selltik-Shakhtar Donetsk
D.Zagreb-Milan
B.Dortmund-Mançester Siti
PSG-Makabi Haifa
Lajpcig-Real Madrid


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë