Futboll

Miqësorja me Arabinë, pesë kuqezinj bashkohen me ekipin në Abu Dhabi

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në vendin tonë, para se të fluturojë drejt Arabisë Saudite. Trajneri Reja ka parë gjendjen e gjithë lojtarëve dhe ka provuar disa skema lloje.

Pesë futbollistë të grumbulluar nga trajneri italian do të bashkohen me ekipin direkt në Abu Dhabi, për shkak të impenjimeve me klubet e tyre.

Bëhet fjalë për portierët Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, Mario Mitajn, Ardit Tolin dhe Bekim Balajn. Ndeshja miqësore me Arabinë luhet më 26 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë