Futboll

U tha se presidenti ka thyer derën e dhomës së zhveshjes, Fiorentina pret falje publike nga Inter

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit përfundoi në një sfidë ku u shënuan 7 gola, me zikaltërit që triumfuan në sekondat e fundit me rezultatin 3-4. Ndërkohë drejtuesit zikaltër kanë hedhur akuza për presidentin e Fiorentinës, Roko Komiso, i cili thuhej se ka thyer derën e dhomës së zhveshjeve dhe ka pasur dhe sherr.

Së fundmi klubi fiorentinas me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar ka përgënjeshtruar këto zëra duke deklaruar se presin falje publike nga presidenti i Interit, Stiven Zhang dhe klubi zikaltër.

“Klubi i Fiorentinës përgënjeshtron kategorikisht të gjitha zërat që lidhin presidentin, Roko Komiso ose eksponentë të tjerë të klubit për dhunën në fundin e ndeshjes.

Presidenti Komiso në fundin e sfidës ka zbritur në drejtim të dhomës së zhveshjes së Fiorentinës për të komplimentuar trajnerin dhe lojtarët për paraqitjen pozitive.

Presidenti Komiso pret falje publike nga ana e Interit dhe presidentit të tyre, Stiven Zhang dhe të atyre që na kanë përfshirë ne si klub me këto lajme false, duke fshehur të vërtetën”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit të Fiorentinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë