Real Madrid duhet ti paguajë Lyon rreth 870,000 paund pas triumfit të Karim Benzema për Topin e Artë, sipas The Sun.
Sulmuesi, 34 vjeç, iu bashkua gjigantëve spanjollë në vitin 2009 për një tarifë transferimi rekord të atëhershëm francez prej 30 milionë paund.
Marrëveshja kishte shtesa brenda saj, të cilat mund të mundësonin rritjen e çmimit deri në 35.2 milion paund.
Dhe një prej tyre ishte një klauzolë që thoshte se nëse Benzema fiton ndonjëherë Topin e Artë, Real Madrid do i jepte Lion 1 milion euro.
Më shumë se një dekadë më vonë, The Sun shkruan se “ajo ditë erdhi”.
Benzema ka shënuar 329 gola në 616 paraqitje që kur u bashkua me Los Blancos.
Dhe ai ishte një pikë kyçe që ndihmoi ekipin për të ngritur trofetë e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke shënuar 44 herë në 46 ndeshje.
Pas fitimit të Topit të Artë nga Benzema, presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas e përshëndeti atë si një moment të veçantë.
Ai tha se Benzema është një burim i madh krenarie dhe emocioni.
Fitorja e Topit të Artë nga Karim Benzema i kushton Real Madridit 870 mijë paund pasi klauzola e transferimit 13-vjeçar është aktivizuar./The Sun/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.