Futboll

Nga Mbape te Al Khelaifi. Spiunazh, tortura, shantazh dhe luftë sociale te PSG

Gazeta Si – Problemet e PSG-së nuk janë në fushë, janë diku tjetër. Skuadra e emirit të Katarit është e rrethuar nga skandalet dhe polemikat, që përfshijnë edhe drejtuesit më të lartë të saj.

Një intrigë e shumëfishtë, përfshirë edhe shërbimet sekrete të Francës dhe ato të Katarit, mes kërcënimesh, tentativash për shantazh, akuzash për tortura, dëmshpërblimesh milionere dhe lufte sociale.

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-se. Gazeta Si, 22 tetor 2022

Pas derbit me Marsejën, Marko Verrati, lojtari më jetëgjaatë i PSG-së, u shpreh: “Në Paris çdo problem i vogël zmadhohet në kmaksimum, por tashmë jemi mësuar”. Fakt është se tashmë edhe drejtësia po heton një ngjarje.

Një ngjarje që përfundoi në faqen e parë të ‘L’Equipe’, me presidentin Naser Al Khelaifi formalisht viktimë, në qendër të një serie luftërash për pushtet atipike. Drejtuesi i klubit është nxjerrë në skenë nga Tayeb Banabderrahmane, një biznesmen që ka punuar në 2019-ën në Katar për Komitetin e të drejtave njerëzore lokale.

Në janar të 2020-ës u arrestua në Doha me akuzën për spiunazh, mashtrim dhe shantazh. Pas kthimit në Francë, Banabderrahmane ka teguar se është çuar në burgjet e shërbimeve sekrete katariote, ku është torturuar dhe është lëshuar më pas vetëm pasi ka firmosur një akord privat me Al Khelaifit, ku pranonte të mos shpërndante dokumente private, që ishin sekuestruar në këmbim të lirimit, me një ndëshkim në rast të kundërt prej 5 milionë dollarësh.

Në fund të shtatorit Banabderrahmane u ndalua edhe nga autoritetet franceze me akuzën e korrupsionit, dëshmisë së rreme dhe mashtrimit për të dhënat personale. Për ‘L’Equipe’,

Banabderrahmane ka mundur të mbledhë informacione për jetën private të Al Khelaifit, pas kërkesës së ndonjë rivali katariot të presidentit të PSG-së. Ndoshta e ka bërë me ndihmën e Malik Nait-Liman, ish-agjent sekret policie, që Banabderrahmane ia ka prezantuar Al Khelaifit si ndërmjetës ideal për administrimin e ultrasve.

I përfshirë në një tjetër hetim, gjatë sekuestrimit të shtëpisë janë gjetur dokumente të reja që tregojnë se si ish-agjenti, i larguar nga policia për dypunësim në klubin e kryeqytetit, ka shfrytëzuar kontaktet e tij për të marrë informacione të rezervuara për persona që konsiderohesin të papërshtatshëm për PSG-në.

Edhe Nait-Liman është ndaluar në fund të shtatorit dhe mbetet të përcaktohet raporti me Hicham Karmousi, ish-tenist, prej kohësh bashkëpunëtor i ngushtë i Al Khelaifi, pastaj i larguar nga rrethi i presidentit. Per Banabderrahmane, ka qenë Kramousi ai që ka dhënë dokumentet kompromentuese për Al Khelaifin.

Nait-Liman duhet të ketë punuar edhe me ish-drejtorin e komunikimit, një njeri i besuar i Al Khelaifit, Zhan-Martial Ribes, që ka përgenjështruar kategorikisht të ketë urdhëruar operacione ilegale.

Janë edhe fushatat sociale, me anë të një agjencie spanjolle, për të goditur persona të konsideruar “armiq”, por edhe lojtarë e drejtues. Jo vetëm Rabiot dhe nëna e tij agjente Veronik, por edhe Antero Henrike, drejtor sporiv në periudhën 2017-19, i rikthyer këtë verë si këshilltar i presidentit.

Mbape dhe Nejmar. Gazeta Si, 22 tetor 2022

Mbi të gjithë Mbape, që në 2019-në u vu në shënjestër nga disa profile Tuiter shumë të ndjekura nga tifozët. Një zbulim që shtyu sulmuesin të planifikonte shitjen në verë, pavarësisht kontratës së rinovuar në maj deri në 2024-ën.

Sipas ‘L’Equipe’, Ribes është nxjerrë në skenë edhe nga Sihem Souid, në krye të një agjencie komunikimi që merret me imazhin e Katarit në Francë. Ish-polici ka konfirmuar se e njeh Banabderrahmane, po ka thënë se është viktimë e një manovre destabilizimi, e organizuar nga Ribes dhe Nait-Liman, për ta diskretituar në Katar.

Një version, thekson ‘l’Equipe’, që nuk është prezent në hetimet që po kryen. Në këtë hetim Al Khelaifi, sipas bashkëpunëtorëve të tij, është viktima kryesore e një tentative për zhvatje.

Por problemet për PSG-në nuk përfundojnë këtu. Vazhdon hetimi për agresionin e një viti më parë ndaj Kheira Hamraoui, mesfushores që u dhunua barbarisht nga njerëz të paguar nga Aminata Dialo, shoqe skuadre dhe rivale në kombëtare.

Dhe e fundit, prokuroria e Nisës po heton John Valovic-Galtier. Për hetuesit, djali i adoptuar i trajnerit të PSG-së, Kristof Galtier, bën agjentin pa pasur licencë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë