Futboll

Roko Vata intrigon klubet e mëdha europiane, garë e fortë për 17-vjeçarin

Gazeta Si – Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata, po ecën me shpejtësi në hapat e të atit. Edhe pse është vetëm 17 vjeç, emri i tij figuron tashmë në listat e merkatos edhe të klubeve të njohura europiane.

Në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese, Roko Vata po impresionon me paraqitjet që po bën me Selltikun, ish-klubin e babait të tij. Ai ka shënuar gola në Ligën Europiane të të rinjve ndaj Lajpcigut dhe Fulhemit.

Roko Vata me prindërit. Gazeta Si, 21 tetor 2022

Kjo paraqitje ka bërë që ai të vihet në fokusin e big-ëve italianë, si Milan, Juventus dhe Roma, por edhe Arsenali dhe Mançester Siti janë në gjurmët e tij. Roko Vata ka kontratë me Selltikun deri në vitin 2024 dhe që tani klubi skocez kërkon 2 milionë euro.

Vata luan për ekipet e moshave të Irlandës, vendit të nënës së tij. Rudi Vata ka thënë kohë më parë se FSHF nuk pati asnjëherë interes për djalin e tij dhe nëse është vërtet kështu, me siguri drejtuesit e futbollit shqiptar janë bërë pishman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë